Tension në sallën e parlamentit/ Përplasje në foltore, 3 ndërprerje të seancës

Tension në sallën e parlamentit/ Përplasje në foltore, 3 ndërprerje të seancës

16:20 17/11/2016

Tre herë është detyruar Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj të ndërpresë seancën plenare për shkak të tensioneve mes opozitës e maxhorancës.

Përplasja e parë nisi mes kreut të Grupit Parlamentar të Demokratëve, Edi Paloka dhe Ministrit Ilir Beqaj, të cilin demokratët nuk e lejuan të flasë, pasi kërkuan largimin e tij, pas denoncimit në emisionin “STOP” të ish – kreut të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Tropojës, që e akuzoi Beqajn se e largoi nga detyra për shkak të mungesës në një takim partiak.

Për shkak të përplasjes me Ministrin e Shëndetësisë, deputetët e maxhorancës kërkuan mbledhjen e Byrosë për marrjen e masës disiplinore ndaj Palokës.

Me rifillimin e seancës, Ministri Beqaj tha se Çlirim Hajdarmataj nuk është larguar nga detyra për hakmarrje politike, por për shkelje të shkelje të ligjit, duke i paguar rrogën për tre muaj një ekonomisti, i cili që nuk ka qenë në Shqipëri për disa muaj.

Ndërpreja e dytë e seancës erdhi pasi deputeti Flamur Noka bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar Kryeministrin Rama të flasë, me argumentin se ishte radha e ish – Kryeministrit Berisha.

Por rifillimi i seancës i kushtoi përjashtimin nga punimet e Kuvendit demokratit Noka, i cili vijoi sërish zaptimin e foltores. Përpara këtij vendimi, Nënkryetarja Leskaj u detyrua të ndërpresë seancën sërish, për ta filluar më pas duke i dhënë fjalën ish – Kryeministrit, Sali Berisha.

Tv Klan

///

Seanca e sotme plenare pas një nisje të qetë ka vazhduar me përplasje. Ndërsa fjalën e ka marrë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kanë qenë deputetët e PD që janë mbledhur tek foltorja për ta penguar.

Madje kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka shtyrë ministrin Beqaj.

Fillimisht ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi që ka kërkuar dorëheqjen e ministrit, kjo dhe pas regjistrimit audio të publikuar në emisionin “Stop”, në Televizionin Klan.

Video e publikuar nga deputeti Eduart Ndocaj, në 5 minuta pushimi, pas tensioneve 

Regjistrimi i ministrit

Historia nis në datën 31 Tetor 2016, ku në qytetin e Tropojës është zhvilluar një mbledhje asambleje e Partisë Socialiste dhe i pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjatë kësaj mbledhje, për arsye personale nuk ka qenë i pranishëm Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës.

Por kjo mos prezencë i ka kushtuar jo pak Hajdarmatajt, pasi disa ditë më vonë, pikërisht në datën 7 Nëntor 2016, pas një urdhëri të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, z. Hajdarmataj është hequr nga puna. Ai vendosi t’i drejtohej emisionit “STOP” për të treguar publikisht këtë rast absurd të largimit nga puna

.

Beqaj: E vërteta e telefonatës

Pas qetësimit të situatës, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj foli lidhur me materialin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”.

Ministri sqaroi arsyet e shkarkimit të Hajdarmataj, duke theksuar se biseda me të është bërë në 8 korrik 2016, ndërsa në materialin e transmetuar në televizion audioja është reduktuar.

Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016, unë e kam audion në 10 korrik. Kontrolloni fjalët që keni hequr. Nëse një drejtues paguan një vartësin e tij për 3 muaj kur ai është në Francë padyshim që kjo gjë nuk mund të pranohet. Kjo është historia,

“deklaroi ministri Beqaj / tvklan.al

Të ngjashme
UKT