Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në spitalin Infektiv ku një pacient ka tentuar të kryejë një akt tragjik duke tentuar të hidhet nga dhoma e tij.

Në fjalën e saj ministrja tha se të gjithë pacientëve në spital po u shërbehet me përkushtim nga stafet mjekësore.  

Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, për një ngjarje të rëndë, të ndodhur në spitalin infektiv. Stafi Mjekësor është duke u kujdesur për pacientin që ka tentuar aktin tragjik.

Ju siguroj që po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet. Qytetarit dhe 120 qytetarë të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë ta marrin nga mjeket dhe infermieret që janë në frontin e luftës me një armik të padukshëm për më shumë se 8 muaj” tha Manastirliu.

Ministrja gjatë komunikimit me gazetarët ka pasur një thirrje për mediat që të bashkëpunojnë në këtë betejë duke ofruar informacione të vlefshme për publikun./tvklan.al