Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në qytetin bregdetar. Një 40-vjeçar i quajtur Zigur Lleshi kërcënoi se do të digjte me benzinë dy fëmijët e tij dhe më pas veten. Ai kishte telefonuar vëllain e tij duke i thënë që do t’i jepte fund jetës dhe fëmijëve.

Ka qenë vëllai i Zigur Lleshit që telefonoi uniformat blu duke u dhënë të gjitha informacionet e nevojshme. Policia shkoi me urgjencë në banesën e 40-vjeçarit dhe parandaloi ngjarjen e rëndë./

tvklan.al