Një 47 – vjeçar nga fshati Drashovicë i Vlorës ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të grabiste me dhunë një të moshuar në banesë.

Beshir Fallanaj u arrestuar nga efektivët e policisë, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u fut për të grabitur në banesën e 77 – vjeçares me inicialet M.R.

47 – vjeçari ishte i maskuar dhe me qëllimin për t’i vjedhur paratë të moshuarës, ka tentuar të ushtrojë edhe dhunë fizike kundrejt saj.

Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tij në flagrancë. /tvklan.al