Një grua 38 vjeç ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima me iniciale I.A. tentoi të ndizte pompën e ujit, por fatkeqësisht e zuri korrenti.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:36. 38-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.

Uniformat blu nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /tvklan.al