Tenton të vrasë burrë e grua duke i përplasur me makinë, arrestohet 39-vjeçari



Tenton të vrasë burrë e grua duke i përplasur me makinë, arrestohet 39-vjeçari

09:15 19/04/2021

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës një ditë më parë, pasi tentoi të vriste çiftin e bashkëshortëve duke i përplasur me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin Migjeni në zonën e Yzberishtit.

39-vjeçari me iniciale T.M. po konfliktohej me G.M. dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Dy burrat ishin goditur fillimisht me grushte pas një sherri që nisi për konflikte banale.

Pas konfliktit, 39-vjeçari T. M. mori mjetin e tij dhe tentoi dy herë të godiste me mjet shtetasin G.M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G.M.  

Për fat të mirë mundi të ndërhynte në kohë një punonjës policie i forcave Shqiponja, i cili po kalonte rastësisht në zonë dhe ishte civil. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone me dashje dhe plagosje e lehtë me dashje.   

Si dhe u procedua në gjendje të lirë 36-vjeçari G.M. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’. /tvklan.al







Të ngjashme