Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballë goditi ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë. Pavarësisht tërmetit të fortë, nuk pati asnjë rrezik për cunami.

Qendra Paralajmëruese e Cunamit në Paqësor lëshoi një deklaratë duke thënë se bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme nuk pritet asnjë cunami dhe nuk ka asnjë rrezik të tillë. Nga lëkundjet e forta nuk pati raportime as për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.

/tvklan.al