Pjesë e provës së rezistencës për një aeroplanmbajtëse të re

Ky shpërthim i kontrolluar shkaktoi një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, mbi 160 kilometra larg brigjeve të Floridas.

Ekspertët ushtarakë hodhën në erë mbi 18 tonë lëndë shpërthyese të vendosura në një anije, që lundronte pranë aeroplanmbajtëses gjigante amerikane Xherald Ford. Synimi, të testohet rezistenca përballë shpërthimeve të fuqishme në një betejë në det të hapur, e kësaj aeroplanmbajtëseje, ndër më të rejat dhe më të mëdhatë që i është shtuar së fundi flotës ushtarake detare amerikane.

Xherald Ford e kaloi me sukses këtë provë. Gjiganti detar i Shteteve të Bashkuara ka një gjatësi prej 333 metrash dhe arrin një peshë deri në 100 mijë tonë, me ngarkesë të plotë në bord. Përpara se të nisë shërbimin, aeroplanmbajtësja do t’i nënshtrohet fazës përfundimtare 6-mujore të përforcimit dhe modernizimit.

Tv Klan