Lëkundje sizmike janë ndierë në Jug të Shqipërisë mesditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe ka rënë në një thellësi prej 4 kilometra nën tokë.

Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth. Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

/tvklan.al