Një 28-vjeçare ka humbur jetën në Stamboll pasi nuk i mbijetoi një krize në zemër që pësoi pas teshtimës.  “CNN Turk” raporton se Gamze Kalayci, nga Trabzoni kishte shkuar në Stamboll për të kuruar problemet me zemrën.

E reja u transportua me shpejtësi në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Familjarët thanë për median turke se ishin të gjithë bashkë në shtëpi, kur vajza e tyre teshtiu dhe i ra të fikët. Në këtë moment ajo raportohet se ka pësuar krizë në zemër edhe ngjizje gjaku në tru.

Gamze Kalayci

Kalayci po priste t’i nënshtrohej një operacioni në Stamboll, qytet nga i cili do të kthehet e vdekur tashmë në vendlindjen e saj, Trabzon, ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit./tvklan.al