Vetëvendosje kërkon zgjedhje, LDK ka gati koalicionin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë cilësdo parti parlamentare e cila dëshmon se e ka shumicën në Kuvend për krijimin e qeverisë së re.

Në këtë konkludim Thaçi erdhi pasi ka dëgjuar qëndrimet e të gjitha partive politike në një takim të përbashkët që u zhvillua në orët e pasdites.

Qeveria rrjedh nga Kuvendi, prandaj sipas tij propozimi duhet të rrjedhë nga partia politike apo koalicioni që mund të ketë gjasa për krijimin e qeverisë dhe që do të marrë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

Në takim përveç Lëvizjes Vetëvendosje të gjitha partitë e tjera parlamentare ishin për krijimin e një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu pas takimit tha se veprimet e presidentit janë jo kushtetuese.

Ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa, parti kjo e cila synon formimin e qeverisë, tha se fillimisht nesër do të mbledhë kryesinë e partisë, ndërsa do të vazhdojnë komunikimin me zyrën e Presidentit.

“Ne kemi komunikuar me AAK, NISMA, përfaqësues të partive jo shumicë dhe kemi marrë vullnetin dhe përkushtimin e tyre. Nuk i kemi numëruar votat por e kapërcejmë atë që e kërkon Kushtetuta”. 

Presidenti Hashim Thaçi, para se t’i thërriste partitë në takim, i kishte dërguar letrën e pestë me radhë kreu të LVV-së i cili është edhe Kryeministër në detyrë Albin Kurtit ku e ka njoftuar për konsultimin që do të bëjë me të gjitha partitë pasi që ai siç shkruante në letër nuk i ishte përgjigjur për disa herë me radhë në lidhje me emrin e mandatarit.

Tv Klan