Më 19 Maj zgjedhje të parakohshme në Veri të Kosovës – TV KLAN

Më 19 Maj zgjedhje të parakohshme në Veri të Kosovës

Më 19 Maj pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç,  Zveçan dhe Zubin Potok.

Para se të shpallte zyrtarisht vendimin në konsultë për këtë, në presidencë ishte kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Kryetarët e këtyre katër komunave të veriut nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 Nëntor të vitit të shkuar. Shkas për dorëheqje, sipas tyre, ka qenë vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë.

Ndërkohë kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, dekretin e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Konsiderojnë se u është shkelur e drejta kushtetuese pasi nuk janë nominuar në KQZ anëtarët e të gjitha grupeve parlamentare.

KQZ-ja, për më shumë se një vit, ka qenë jofunksionale për shkak të mosdekretimit të anëtarëve të rinj të këtij institucioni nga ana e presidentit.

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar së fundmi nga dy anëtarë të partive më të mëdha parlamentare në KQZ ndërsa këto tri parti kanë mbetur pa anëtarë, AAK e Nisma për shkak se ishin pjesë e koalicionit PAN , ndërsa PSD ishte  krijuar pas ndarjes nga Vetëvendosje.

Tv Klan

 

Kategori
KosovaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*