Dwayne “The Rock” Johnson ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij janë infektuar me Covid-19.

Aktori më i paguar në botë u shpreh se gruaja dhe dy vajzat e tij pavarësisht kujdesit maksimal që kanë treguar gjatë kësaj periudhe arritën të infektoheshin nga virusi.

Johnson 48 vjeç, gruaja e tij Lauren 35 vjeç dhe vajzat Jasmine dhe Tiana, të moshës 4 dhe 2 vjeç u infektuan nga virusi para dy javë e gjysmë.

Ata u infektuan nga miqtë e tyre më të ngushtë, të cilët gjithashtu nuk e dinin se ishin me virus.

Aktori përmes një video të publikuar në Instagram shprehet se tashmë gjithçka ka kaluar dhe ata nuk janë më të infektuar nga virusi, por ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që është dashur të përballojnë si familje.

https://www.instagram.com/p/CEppiNRlpvs/

“Ne nuk jemi më me virus tani. Faleminderit Zotit, ne jemi të shëndetshëm. Mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që na është dashur të përballojmë si familje. Testimi pozitiv për Covid-19 është shumë më ndryshe se sa lëndimet e këqija apo thyerjet. Ne po numërojmë bekimet tona tani sepse ne e dimë mirë që nuk ndodh gjithmonë që të jesh i fortë dhe i shëndetshëm pas infektimit me virus”.

Dwayne Johnson arriti një sukses të madh si mundës profesionist, para se të futej në botën e aktrimit. /tvklan.al