Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Turqisë

Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Turqisë

22:35 27/07/2019

Erdogan paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sanksioneve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se është gati të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë për anulimin nga Shtetet e Bashkuara të vendimit për t’i shitur Turqisë 100 avionë luftarakë F35.

“Nuk na jepni F35-at? OK, atëherë na vjen keq, por edhe ne do të marrim masat për këtë çështje dhe duhet të kërkojmë diku tjetër.”

Duke folur përpara përfaqësuesve të partisë së tij, Erdogan paralajmëroi se shteti turk do të tërhiqet nga blerja e 100 avionëve për pasagjerë nga kompania amerikane “Boeing”, për llogari të agjencisë me kapital shtetëror “Turkish Airlines”. Vlera e 100 avionëve “Boeing” përllogaritet në 10 miliardë euro. Kjo do të ishte një goditje e madhe për financat e gjigandit amerikan të aviacionit civil, që për tremujorin e dytë të këtij viti pati humbje rekord prej 3 miliardë dollarësh, pas dy tragjedive me modelin 737 MAX në Etiopi dhe Indonezi.

Kongresi amerikan po diskuton për sanksione ndaj Ankarasë që po përparon me projektin e instalimit të mbrojtjes raketore ajrore ruse S-400 dhe që pritet të përmbushet në 2020-ën.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT