Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook zhytet edhe më thellë në skandalin e grabitjes së të dhënave. Mediat amerikane kanë zbuluar se prej vitesh, Facebook grabit të dhëna nga SMS-të dhe historikun e bisedave telefonike nga smartfonët me sistem android të përdoruesve. Marrja e këtyre të dhënave bëhet përmes varianteve të ndryshme të aplikacionit Facebook për Android. Siç shkruajnë mediat amerikane, rrjeti social i merrte të dhënat fshehurazi edhe nëse përdoruesi nuk e aprovonte në njoftimin që shfaqet në aplikacion.

Mbështetësit e fushatës #deleteFacebook (mbyllni Facebookun) thonë se në opsionin që ky rrjet social jep për të shkarkuar të dhënat që ka grumbulluar, del edhe historiku i thirrjeve telefonike dhe SMS-ve. Sipas tyre, këto të dhëna Facebook nuk ka pse i grumbullon. Gjigandi i rrjeteve sociale lëshoi një deklaratë në faqen zyrtare, ku argumenton se grumbullimi i të dhënave bëhet vetëm me lejen e përdoruesve dhe ka për qëllim krijimin e lehtësirave për ta në përdorimin e shërbimeve të Facebookut.

Mijëra përdorues po braktisin këtë rrjet social, pas zbulimit se Facebook kishte shitur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve tek një kompani britanike e paguar nga Moska për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Tv Klan