Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të 39-vjeçarit K.SH., banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 minuta në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve, shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al