Rama publikon videon me vizitorët që e konsiderojnë kryeqytetin si vend evropian dhe modern

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa turistë të huaj, por dhe nga trevat shqiptare që kanë vizituar Tiranën gjatë këtyre ditëve.

Ndër të tjera vetë turistët shprehen se janë të mahnitur nga kryeqyteti shqiptar për pamjen, historinë dhe kulinarinë.

Që prej Qershorit në vendin tonë ka patur një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj që kanë vizituar jo vetë kryeqytetin, por edhe zona të tjera për shkak se nuk kërkohet as test negativ dhe as vaksinë anti-Covid.

Klan News