Tirana përzgjidhet si një nga pesë finalistet për Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Krahas Tiranës, finalistët e tjerë janë edhe Kazani i Rusisë, Poznan i Polonisë, Varzdin i Kroacisë dhe Baia Mare i Rumanisë. Vëmendja ndaj politikave rinore është bërë një prioritet shumë më i madh në nivel qendror dhe lokal.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Evropiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve dhe Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve.

Qytetet finaliste për Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Evropian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Evropiane, Këshilli Këshillimor i Rinisë i Këshillit të Evropës, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe mjaft institucione të tjera ku në qendër kanë rininë.

Tv Klan