Tirana është në kërkim të fitores së parë në kampionat. Trajneri Ze Maria beson se kjo do të vijë në sfidën e së dielës me Luftëtarin në shtëpi, duke larguar çdo presion në ambientin bardheblu.

Trajneri i i Tiranës tha: “

Çdo fitore e ndihmon grupin. Ne nuk luajtëm keq në 3 javët e para, por pësuam 2 humbje. Fitorja në kupë na ndihmon. E di që djemtë do të japin gjithçka për të fituar me Luftëtarin”.

Ekipi tjetër kryeqytetas, Partizani, do të luajë në Laç takimin e javës së katërt të Superligës. Trajneri Skënder Gega në këtë sfidë nuk mendon vetëm humbjen.

“Do të doja të fitoja, do të pranoja edhe barazimin, por tjetër gjë nuk është e mirë për ekipin”,

u shpreh trajneri i Skënderbeut.

Si Tirana dhe Partizani do të kërkojnë pikët maksimale për ndeshjet e radhës, që do të ndihmojnë edhe në moralin e grupit. Për derbit të kryeqytetit duhet të presim javën e gjashtë.

Tv Klan