Kërkesës së Presidentit Erdoan për të ekstraduar njerëzit e organizatës Feto, të njohur si gylenist, Shqipëria i ka mbyllur derën. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu deklaroi në Tiranë se vendi tij ka dorëzuar zyrtarisht listën me emrat e njerëzve të Fetulla Gylenit që zhvillojnë aktivitetin në vendin tonë, e që sipas tij janë të ngjitur deri në strukturat shtetërore. Në emër të Presidentit Erdoan, ai thotë se janë në pritje që Shqipëria të veprojë.

“K

a një strukturë FETO tepër serioze në Shqipëri në çdo fushë. Edhe si në vendet  e tjera, kanë përdodur sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh kundër Turqisë. E dimë që këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike.

Presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ata mund të bëjnë çdo gjë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre dhe të personave me të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre

“.

Por ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, edhe pse jo prerë, la të kuptohet se një hap i tillë nuk është në planet e qeverisë shqiptare, kur kujtoi të gjitha organizmat ku vendi ynë aderon dhe pret të aderojë.

“P

ërgjigjia e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë, por edhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që është solidarizuar me çka ndodhi në Turqi në rrethanat e grushtit të shtetit. Por nga ana tjetër është një vend anëtar i NATO-s, është një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Ka aderuar në disa dokumente të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e ekstradimit. Dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi

“.

Kryediplomati turk nuk e pohon lajmin se vendi tij e ka kushtëzuar inagurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, me largimin nga drejtimi i Komunitetit Myslyman të Skënder Brucajt. Ndërsa, ministri Bushati nxiton që të perforcoi se këto lajme janë spekulime mediatike.

Në median shqiptare por jo vetëm ka pasur lloj-lloj spekulimesh mbi këtë çështje. Në fakt është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me AND-në e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit, që ishte parimi udhërrëfyes i rilindasve tanë, kësisoj do të ishte absurde të mendohej që shteti shqiptar mund të përfshihet në çështjet fetare e jo më një vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia

“.

I pytur nëse dorëheqja e homologut grek Kotzias mund të ndikojë negativisht në procesin e negociatave mes dy vendeve, ministri Bushati thotë se procesi është në rrugën e mbarë dhe s’mund të ndikohet nga emrat e ministrave dhe qeverive që negociojnë.

Tv Klan