Ecuria jo e mirë në ndeshjet e fundit të Tiranës i kanë kushtuar stolin trajnerit Emmanuel Egbo. Klubi ka zyrtarizuar këtë të enjte shkarkimin e Egbosë.

“Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara”, thuhej në njoftim.

Klubi falenderon trajnerin për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

“Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo”, thuhet në njoftim./tvklan.al