Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri masiv mes kushërinjve në fshatin Pezë në kryeqytet.

Sipas policisë i plagosuri Enver Karaj është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa dyshohet se 50-vjeçari Flamur Karaj është autori i krimit. Ky i fundit është dorëzuar në polici pak minuta pas ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.

Tv  Klan