Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim, pasi dyshohen si autorë për disa vjedhje banesash në Tiranë dhe për vjedhjen e pajisjeve të një fast-food -i.

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, në një operacion të koduar “Thyerja”, Agron Arixhiu, 32 – vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë që ka shpallur në kërkim shtetasi E. K., 23 – vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i Arixhiut u bë pasi, ai është autor i vjedhjes së disa paisjeve në një Fast- Food në rrugën “Siri Kodra”, vjedhje të kryer në bashkëpunim me shtetasin E. K.

Pocilia ka arritur të dokumentojë dhe disa vjedhje të tjera, ku këta dy persona dyshohet se janë autorë, konkretisht :

1. Më datë 01.03.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, ku është vjedhur një televizor tip “LG”.

2. Më datë 05.03.2016, në rrugën “Jorgo Plaku”, në banesën e shtetasit A. Ll., 38 vjeç, në garazh, i janë vjedhur 3 matrapikë, 2 trapano dhe një pompë uji.

3. Më datë 20.03.2016, në rrugën “Ymer Ndregjoni”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë dy televizor plazma.

4. Më datë 24.03.2016, në rrugën e “Dibrës”, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një shumë prej 50000 lekë të reja.

5. Më datë 27.03.2016, në rrugën “Fadil Deliu” është vjedhur banesa e shtetasit E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë vjedhur 1 televizor dhe disa bizhuteri me vlerë 100.000  lekë të reja. /tvklan.al