Të vendosur në bojkotimin e ndeshjeve të skuadrës, grupimi ultras

Tirona Fanatics

u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve bardheblu që të hënën pasdite të mblidhen në “Sheshin Shtraus”, apo siç njihet “Xhamlliku”, për të bërë tifo gjatë zhvillimit të derbit Partizani – Tirana, që do të nisë të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 18:00.

Pas vendimit që Partizani t’i luajë ndeshjet në “Selman Stërmasi”, që u mor pas ndërmjetësimit të Bashkisë, ultrasit deklaruan bojkotin ndaj të gjitha ndeshjeve të bardhebluve, deri në largimin e presidentit Refik Halili.

Tv Klan