Del nga pista dhe ndahet në tre pjesë

Këto mbetje i përkasin një avioni të kompanisë Pegasus Airlines, që u nda në tresh pasi doli nga pista e aeroportit Sabiha Gëkçen në Stamboll, duke lënë të plagosur 52 persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkure. Avioni përfundoi në hapësirën mes pistës dhe autostradës pranë aeroportit, teksa bënte uljen pas mbërritjes nga Izmiri.

Autoritetet thanë paraprakisht se shkak i daljen nga pista u bë niveli i lartë i rëshqitshmërisë si pasojë e shirave të dendur të rënë gjatë orëve të fundit.

Siç duket edhe nga këto xhirime, një pjesë e trupit të avionit u përfshi nga flakët pas daljes nga pista.

Kjo nuk është hera e parë që avionët e kësaj kompanie përfshihen në incidente të ngjashme.

Në po të njëjtin aeroport, një tjetër avion i kompanisë Pegasus doli nga pista më 7 Janar, një ngjarje që përfundoi pa të lënduar.

Ndërsa këto pamje i përkasin një tjetër incidenti të 13 Janarit 2018, kur një avion i doli nga pista dhe përfundoi në greminën pranë aeroportit të Trabzonit, fatmirësisht pa viktima e të plagosur.

Pegasus është një ndër kompanitë që kryen fluturimet Tiranë-Stamboll e anasjelltas.

Tv Klan