Ilia Kareli “Sapo Kareli erdhi në burgun e Nigritas, drejtorit i erdhi keq dhe u përpoq ta mbrojë nga ndonjë sulm i mundshëm i gardianëve. Shefi i rojeve shkoi të përgatiste qelinë ku do të qëndronte Kareli dhe më pas u takua me drejtorin. Më vonë ai zbriti në dhomën e pritjes ku gardianët e tjerë kishin nisur të rrihnin Karelin dhe u kërkoi të përmbaheshin dhe të prisnin sa të ikte drejtori. Por më pas vetë ai filloi ta qëllonte me shpulla. Në këtë moment një i burgosur i hodhi Karelit një kovë me ujë në kokë, ndërsa të gjithë filluan të godisnin ku të mundeshin. Vetëm njëri bërtiti, – kujdes mos e qëlloni në kokë”

Është pjesë nga një tjetër dëshmi rrënqethëse e një prej gardianëve të burgut të Nigritas dhënë oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Policinë greke mbi vdekjen tragjike të të burgosurit shqiptar Kudret Kume. Gjithsej ishin 14 persona që morën pjesë në tortutimin e shqiptarit, përfshi 8 gardianë dhe rojet e jashtme të burgut. Në këtë dëshmi përmenden me emra të 14 personat që morën pjesë në rrahjen barbare të  Kudret Kumes. Dy prej tyre ishin më agresivët, njëri ishte ai që i dha goditjen fatale në pjesën e gjoksit. Dëshmia e publikuar në të përditshmen greke “To Vima” përshkruan me detaje tortutimin e 42 vjeçarit shqiptar dhe atë çfarë ndodhi më pas.

«Dikush nga 14 gardianët që po rrihnin Karelin bërtiti, -maft se do ta vrasim. Por askush nuk e dëgjoi. Pas pak ai i që foli nisi ta gjuante përsëri me shkelma. Në një moment drejtori dëgjoi ulërimat e të burgosurit dhe u fut në dhomën që po e torturonin. Sapo pa skenën u tha gardianëve,- nëse doni ta rrihni bëjeni, por do ta mbani vetë përgjegjësinë. Nëse ai vdes ne do humbasim familjet tona. Pak më vonë gardianët thirrën një tjetër të dënuar për të fshirë gjakun nga dyshemeja e dhomës së izolimit. Ata nuk dukeshin të shqetësuar pasi ditën tjetër do ta çonin të burgosurin tek mjeku. Vetëm shefi i gardianëve tregonte të ishte shumë i shqetësuar. Për këtë arsye qëndroi për orë të tëra në sallën e kamerave vëzhguese nga frika se mos Kareli do të vdiste”.

8 gardianët e burgut të Nigritas dhe 7 persona të tjerë që po ndiqen penalisht për vdekjen e Karelit do të dëshmojnë para prokurorëve ditën e martë.