Netanjahu refuzon Bidenin: Vija e kuqe për ne, sulmi i 7 Tetorit

Nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit është një arsye më shumë që vuajtjet për banorët e Rripit të Gazës që po përballen prej më shumë se 5 muajsh me luftën e Izraelit kundër Hamasit, të mos shtohen. Ndaj dhe në Kajro ka nisur një përpjekje e re mes palëve, sërish me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit dhe me mbështetjen Uashingtonit. Propozohet si fillim një armëpushim 2 deri në 4 ditë për të përgatitur terrenin për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për të shmangur vuajtjet e civilëve.

Përpjekja vjen mes kërcënimeve të Izraelit për të nisur sulmin përfundimtar tokësor në Rafah, që sipas kryeministrit Benjamin Netanjahu është beteja përfundimtare për spastrimin e Hamasit nga i gjithë Rripi i Gazës. Në Rafah strehohen mbi 1.5 milionë palestinezë që kanë gjetur atje strehë nga të katër anët e Rripit të Gazës për t’i shpëtuar luftës.

Në një intervistë, Netanjahu tha se “Linja e kuqe e Izraelit është të mos përsëritet sulmi i Hamasit i 7 Tetorit”. Me këtë mënyrë iu përgjigj presidentit amerikan Xho Bajden, i cili më herët tha se nëse Izraeli nis një sulm tokësor, kjo do të përbënte kapërcim të vijës së kuqe, pasojat për të cilën nuk i specifikoi. Nga Shtetet e Bashkuara u nis të Dielën, anija ushtarake që do të ndërtojë portin humanitar në brigjet e Rripit të Gazës, ngritja e të cilit pritet të zgjasë 2 muaj.

Tv Klan