Të paktën 30 emigrantë libianë mësohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një barke. Alarmi u dha nga ekipet e surverjimit të portave hyrëse në Bashkimin Europian, siç është ajo e Italisë.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth 65 kilometra nga brigjet libiane, ndërsa emigrantët ishin drejtuar për në Itali. Roja bregdetare italiane njoftoi se janë shpëtuar rreth 50 persona të tjerë.

Tragjedia vjen një ditë pas mbytjes në Detin Mesdhe të një barke të mbushur me 562 emigrantë, ku humbën jetën 5 persona. Pamjet e mbytjes së barkës u filmuan nga patrulla detare italiane.

Skenat janë rrëqethëse me njerëz që zihen nga barka. Vetëm javën e fundit më shumë se 600 emigrantë kanë mbërritur në Europë përmes Detit Mesdhe. Segmenti mes Libisë dhe Italisë është më i frekuentuari nga trafikantët e paligjshëm të refugjatëve.

Tv Klan