Tornadot godasin Gjermaninë Perëndimore




Tornadot godasin Gjermaninë Perëndimore

19:23 21/05/2022

1 person humb jetën, plagosen 40 të tjerë

Stuhitë e furishme që goditën Gjermaninë Perëndimore pasditen e të premtes vranë të paktën një person dhe plagosën 40 të tjerë, ku 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Imazhet në rrjetet sociale treguan një tornado të dukshme me ciklonin e tij rrotullues i cili po shpërndante mbeturina nëpër ajër. Megjithatë Shërbimi Gjerman i Motit nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.

Këto pamje tregojnë sesi erërat e forta kanë shkulur apo çarë pemë  në mes teksa në disa qytete ka pasur edhe shkatërrim të çative të shtëpive. Meterologët thanë se ky mot ekstrem u shkaktua nga masat arjore të nxehta që vijnë nga Afrika dhe takimi i tyre me me ajrin e ftohtë të Europës Lindore. Autoritetet iu kanë kërkuar vendasve të qëndrojnë në shtëpi pasi stuhitë do të vijojnë.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë teksa ka sjellë dhe ndëprerjen e linjave hekurudhore në zonat e prekuara.

Tv Klan













Të ngjashme