Një i ri nga Maqedonia me banim në Kosovë është arrestuar pasi u kap me dy pistoleta në makinë, të cilat besohet se po i trafikonte.

Policia tha se në kuadër të operacionit të koduar “URAKA 1” ka përfunduar në pranga Ylber Suma, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit në Kosovë.

Gjatë  kontrollit te automjetin “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte i riu, policia gjeti 2 armë zjarri tip pistoletë, dy krehëra  dhe 5 fishekë.

Suma dyshohet se këto armë i kishte futur nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa./tvklan.al