Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge nga Franca dhe Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se dy të arrestuarit, trafikuan kokainë nga Franca dhe marijuanë nga Shqipëria.

Dy shqiptarët janë me iniciale A.H. 42 vjeç dhe P.S. 29 vjeç. Lënda narkotike pasi trafikohej nga Franca dhe Shqipëria, mbërrinte në Pavia dhe shpërndahej aty për tregun lokal.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se dy të arrestuarit kanë trafikuar 25 kilogramë kokainë dhe 150 kg marijuanë. /

tvklan.al