Tragjedi e dyfishtë, babai gjen foshnjen të pajetë kur policia e njoftoi edhe për vdekjen e gruas



Tragjedi e dyfishtë, babai gjen foshnjen të pajetë kur policia e njoftoi edhe për vdekjen e gruas

10:48 24/10/2020

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës. Sipas mediave vendase, trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë larg shtëpisë së saj. Dyshohet se 34-vjeçarja Nicola Keane ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa kjo do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por, kur policia shkoi në shtëpinë e 34-vjeçares për të njoftuar bashkëshortin për këtë ngjarje tragjike, aty zbuluan se foshnja e tyre 7-muajshe nuk merrte frymë dhe ishte pajetë.

Babai ishte zgjuar nga gjumi kur policia shkoi në banesë për ta njoftuar për humbjen e gruas. Por, fatkeqësisht mësuan se edhe foshnja e çiftit kishte ndërruar jetë. Shtypi vendas raporton se policia nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë tragjedi të dyfishtë, por i konsideron ngjarjet si një tragjedi familjare.

Dyshimet janë se foshnja mund të ketë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa familja ka kërkuar që të ruhet privatësia në periudhë të vështirë që po përjetojnë. /tvklan.al




Të ngjashme