Transportonin emigrantë të paligjshëm për 150 Euro, 3 të arrestuar

Foto ilustrim

Transportonin emigrantë të paligjshëm për 150 Euro, 3 të arrestuar

12:33 27/05/2020

Tre persona janë arrestuar nga policia në Maliq pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinë tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.

Në pranga kanë rënë Xh.Sh. 24 vjeç, 23-vjeçarja K.T. dhe shtetasi sirian S.M. 39 vjeç i cili është me banim të përkohshëm në Tiranë.

Të tre këta persona u kapën duke transportuar me dy makina në drejtim të Tiranës, 3 shtetas të huaj emigrantë ilegalë.

Ata u ndaluan për kontroll në aksin rrugor Maliq-Lozhan dhe pas verifikimeve u bë arrestimi i tyre. Mësohet se ata transportonin refugjatët e paligjshëm kundrejt shpërblimit 150 Euro secili. /tvklan.al




Të ngjashme