Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi u kap duke transportuar me makinë 5 refugjatë nga Lindja e Mesme.

I riu me iniciale A.B. nga fshati Vloçisht i Korçës u kishte marrë 100 Euro për person refugjatëve për t’i transportuar.

Ai u ndalua në aksin Librazhd-Elbasan dhe gjatë verifikimit u zbulua se 18-vjeçari nuk ka patentë.

Ai akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt. /tvklan.al