Ardhja e tetorit shënon për fermerët shqiptarë fillimin e mbjelljeve të vjeshtës. Një proces i rëndësishëm pas punimit të tokës është dhe shpërndarja e plehut kimik aq të domosdoshëm për tokën dhe ardhmërinë e bimës së re. Çmimet e shitjes së plehrave janë pak a shumë të përballueshëm nga fermerët tanë dhe ato variojnë.

Nitrati i amonit shitet me 22 lekë kilogrami me shumicë dhe 26 lekë kilogrami me pakicë. Urea 34 lekë kilogrami me shumicë dhe 40 lekë kilogrami me pakicë. Ndërsa dapi shitet 42 lekë kilogrami me shumicë dhe 50 lekë kilogrami me pakicë. Sot importohen nga tregtarët tanë rreth 70 ton plehra kimikë në vit dhe vendet nga ku importohen këto plehra janë Tunizia, Ukraina, Rusia, Egjipti dhe të tjera.

Përsa u përket çmimeve të këtyre plehrave kimike në vend duhet theksuar se ato reflektojnë tendencat e çmimeve në tregjet e jashtme. Stogu i plehrave kimike në vend llogaritet të jetë 15 600ton nga të cilat të importuara janë 9150 ton ku këtu hyjnë 2000 ton dap, 4750 ton superfostat dhe 2400 ton ure.

Njëkohësisht gjatë këtij muaji priten të vijnë dhe ngarkesa të tjera plehrash kimike gjë e cila do të krijojë mundësi për rritjen e ofertës në treg dhe impresion në drejtim të uljes së çmimeve në një kohë që në tregjet ndërkombëtare tendenca e tyre është në ulje për plehrat azotikë dhe stabël për plehrat fosfotike./tvklan.al