Trofetë e fituar nga Manchester City në sezonin e kaluar do të ekspozohen në Tiranë.

Mes tyre është kupa e Premier League, Champions League dhe Botërorit të Klubeve.

Do të jetë një paradë e vërtetë, pasi do të nisë në mesditën e së mërkurës në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, për të vijuar në Sheshin Italia dhe do të përfundojë të enjten në stadiumin “Air Albania”.

Një mundësi kjo për të gjithë tifozët për të parë nga afër trofetë e lakmuar, që Manchester City i mori të gjithë në 2023, nën drejtimin e Pep Guardiola dhe që po bëjnë xhiron e Botës në një tur të nisur verën e kaluar.

Klubi i njohur anglez është i pranishëm në Shqipëri në bashkëpunimin me Dyrrah City Football Academy që mbështet talentet e rinj.

Tv Klan

Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Europian në një grup ferri me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshjet e Europianit do të transmetohen në Tv Klan./tvklan.al