Presidenti amerikan Donald Trump thotë se po mendon që ta shndërrojë të gjithë New York në karantinë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Po konsiderojmë mundësinë për ta kthyer në karantinë. Jam duke e menduar”, u tha Trump gazetarëve.

Por, Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, tha se nuk kishte diskutuar me Presidentin për masa të tilla.

Nuk kam biseduar ndonjëherë për karantinë. As nuk e di se çfarë do të thotë”, tha ai për gazetarët.

Shteti i New York ka numrin më të madh të rasteve me persona të infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tvklan.al