“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Trump shkruante se të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës.

“Një tjetër fitore”, shprehet Trump.

Në postimin e tij, Trump falenderon ambasadorin Robert O’Brajen, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorin e SHBA në Gjermani, Riçard Grenëll.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Tv Klan