Trump: Jam në pritje të “surprizës” nga Koreja e Veriut


Trump: Jam në pritje të “surprizës” nga Koreja e Veriut

23:40 25/12/2019

Komenti i presidentit në një bisedë me ushtarët amerikane

Megjithëse Krishtlindja është festa më popullore në perëndim, Donald Trump ende as nuk e ka menduar se çfarë do t’i dhurojë bashkëshortes. Ja si u përgjigj shefi i Shtëpisë së Bardhë, kur disa ushtarë amerikanë jashtë vendit e pyetën gjatë telekonferencës se fundvitit, se çfarë dhurate i ka bërë Melanias.

“Është një pyetje shumë e vështirë… Do t’i përgjigjem duke iu thënë se ende po punoj për një dhuratë Krishtlindjesh. Ka mbetur edhe pak kohë. Jo shumë. Edhe pak”.

Këtë fundviti, presidenti amerikan është aq i zënë me punë, saqë ka lënë pas dore edhe dhuratën për njeriun më të shtrenjtë. Ajo që e shqetëson është mesa duket Koreja e Veriut, që në fillim të këtij muaji 0e paralajmëroi Uashingtonin për një dhuratë “jo të mirëpritur” Krishtlindjeje, e cila mbetet surprizë. Trump ua pohoi këtë gazetarëve, në përfundim të telekonferencës.

Ne do të shohim për çfarë surprize bëhet fjalë dhe do t’a trajtojmë me mjaft sukses. Të shohim çdo ndodhë”.

Peniani i ka lënë afat Uashingtonit deri në fund të vitit, që të heqë disa sanksione për t’u dhënë mundësi bisedimeve për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Në të kundërt, zyrtarët komunistë kanë paralajmëruar se do të rinisin provat raketore dhe ato bërthamore.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi