Trump rikthehet tek politika e vjetër: Do gjurmoj emigrantët ilegalë për t’i dëbuar



Trump rikthehet tek politika e vjetër: Do gjurmoj emigrantët ilegalë për t’i dëbuar

15:25 28/08/2016

Pas kritikave të mediave amerikane për ndryshim politik, Donald Trump është rikthyer duke drejtuar gishtin kundër të huajve, të cilët qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas përfundimit të vizës. Kandidati republikan theksoi se do të zhvillojë një sistem gjurmimi për të ndihmuar autoritetet, për të kontrolluar emigrimin.

Duke folur nga Ajova, Trump, ritheksoi mbështetjen e tij për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën. Ai nënvizoi se do të ndalojë dhënien e ndihmës sociale për emigrantët ilegalë.

“Unë do të ndërtoj një mur kufitar shumë të mirë, një institut verifikimi kombëtar on-line, do ndaloj aksesin e emigrantëve ilegalë në shërbimet sociale, si dhe do zhvilloj një sistem gjurmimi për t’u siguruar se atyre që u mbaron viza do deportohen shumë shpejt,”

u shpreh Trump.

“Nëse ne nuk shtrëngojmë kontrollet e datave të mbarimit të vizave, atëherë ne kemi një kufi të hapur. Është shumë e thjeshtë,”

shtoi ai.

Emigracioni është një pikë kyçe në fushatën e Trump. Më herët ai sinjalizoi se do zbusë politikat rreth emigracionit, duke theksuar  se vetëm kriminelët do të largohen.

Tv Klan







Të ngjashme