Donald Trump ishte i pari që mbërriti në pallatin presidencial në Helsinki. Rreth 3 orë më vonë u shfaq edhe limuzina Kortezh e Vladimir Putinit.

U takuan fillimisht me mikpritësin, presidentin finlandez, përpara se të shtrëngonin duart sëbashku në njërën nga sallat e rezidencës presidenciale. Takimi i tyre nisi 30 minuta më vonë nga sa ishte parashikuar në axhendë.

Përpara takimit, Trump nuk e la t’i shpëtonte shansi për një mesazh në Twitter. “

Marrëdhëniet me Rusinë kurrë nuk kanë qenë më keq se kaq për shkak të marrëzisë dhe budallëkut disa-vjeçar të Shteteve të Bashkuara dhe tani, prej një gjuetie manipulative shtrigash

” – ishte mesazhi i Tramp.

E pikërisht ndërhyrja e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës, për të cilën Uashingtoni po heton, përflitet në media si një pikë kyçe e takimit. Këshilltari i Trumpit për sigurinë Majkëll Bollton tha më herët se nuk priste që Putin t’a pranonte ndërhyrjen e mohuar kategorikisht nga Moska. Edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk priste shumë nga ky takim, që gjithsesi u shpreh optimist se do të kishte rezultat pozitiv. Temë diskutimi janë edhe krizat në Lindjen e Mesme e Ukrainë.

Takimi shoqërohet me protesta ndaj dy liderëve, të akuzuar si fashistë dhe shkelës të të drejtave të njeriut.

Tv Klan