Trump urdhëron dëbimin e emigrantëve

Trump urdhëron dëbimin e emigrantëve

23:59 18/06/2019

Miliona emigrantë të jashtëligjshëm do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan njoftoi përmes Twitter-it se Zyra për Emigracionin dhe Doganat do të nisin largimin e emigrantëve pa dokumente drejt Meksikës.

Ata do të strehohen në kampet meksikane të pritjes, derisa gjykatat amerikane të shqyrtojnë kërkesat e tyre për azil. Shumica e emigrantëve të hyrë vitet e fundit vijnë nga vende të destabilizuara si Venezuela dhe konsiderohen si persona të cilëve u rrezikohet jeta në vendet e origjinës dhe u pranohen kërkesat. Ndërsa emigrantëve ekonomikë u refuzohet hyrja e pa bazuar në ligjet për migracionin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi pak ditë më parë arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë meksikane për strehimin e qindra mijëra emigrantëve ilegalë nga vendet e Amerikës Latine, të hyrë vitet e fundit ilegalisht në territorin e Shteteve të Bashkuara. Meksika pranoi strehimin e tyre, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë e kërcënoi këtë vend me sanksione të ashpra tregtare.

Meksika është pika kyçe e tranzitit drejt Shteteve të Bashkuara për emigrantët amerikano-latinë. Prej marrjes së mandatit nga Trump numërohen 200 mijë emigrantë ilegalë më pak nga 2017-a kur numri i përgjithshëm i tyre arrinte në 10.7 milionë.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI