Në ndalesën e turit “Dialog me Shqipërinë” në qytetin e Durrësit kryesocialisti Edi Rama ka sulmuar turin “Shqipëria në NATO” të ndërmarrë së fundmi nga kryeministri Sali Berisha.

Edi Rama: “Është për të ardhur keq që kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë një tur që është një kopje e keqe e dialogut tonë me Shqipërinë dhe për më tepër është edhe një shfaqje realisht e  trishtuar pasi ky është një kryeministër që po mbyll vitin e tretë të mandatit të tij dhe nuk është një kryeministër nga i cili sot shqiptarët e shqiptaret presin premtime të reja. Tre vjet nga fillimi i punës së tij fshihet pas flamurit të NATO-s, a thua se flamuri i NATO-s është flamuri i partisë.”

Po kështu në Durrës Rama ka ftuar edhe njëherë qytetarët të bashkohen përtej llogoreve që ka vendosur politika me qëllim që të ndryshohet e ardhmja e vendit. Por ka sqaruar se ky bashkim nuk synon shkrirjen e partive.

Edi Rama: “Kjo Shqipëri, që sot është Shqipëria e politikës së përçarjes së Shqiptarëve nga partitë. Kthehet në një Shqipëri ku çdo shqiptar e shqiptare pa dyshim të ketë të drejtën të besojë.”

Rama ka folur gjithashtu edhe për çështjen e arsimit, duke u shprehur pro liberalizimit të universiteteve. Ndërsa tha se programi i ri socialistëve do të zgjidhë edhe çështjen e punësimit të të rinjve të shkolluar./tvklan.al