Vathi: Ka prenotime, por pritet hapja e kufijve

Situata kritike në të cilën ndodhen shumë vende europiane, pritet të ndikojë edhe në sektorin e turizmit në Shqipëri. Përfaqësuesi i Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi thotë se nëse vendet europiane do të heqin vijën e kuqe për të dalë jashtë vendit të tyre, atëherë priten të rriten  prenotimet e të huajve për Shqipërinë.

“Ka disa prenotime të cilat janë akoma në pikëpyetje. Hezitojnë të prenotojnë. Presim që vendet e tjera ta heqin vijën e kuqe për qytetet e tyre drejt Shqipërisë”.

Të paktë në numër, turistët shqiptarë po udhëtojnë drejt Dubait dhe Turqisë.

“Për momentin turistët shqiptar mund të lëvizin vetëm me tampon drejt Dubait, Turqisë dhe Egjyptit që kanë patur rezervime 2-3 javët e fundit”.

Ndërkohë autoritetet shqiptare thonë se për sezonin veror Shqipëria do të jetë e hapur për të gjithë turistët e huaj, duke mos patur kufizime.

Tv Klan