Turistët shijojnë dëborën në zonat malore



Turistët shijojnë dëborën në zonat malore

17:10 17/01/2021

Një prej tyre, Fushë Studën në Librazhd

Manteli i bardhë i dëborës vetëm sa ia ka shtuar bukurinë fshatit Fushë Studen në Librazhd. Vështirësitë e rrugës nuk ia zbehin aspak dëshirën vizitorëve, që destinacionin malor e konsiderojnë një zgjedhje ideale për fundjavën.

Vendndodhjes perfekte në zemër te Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i bëhet krah mikpritja e banorëve dhe gatimi tradicional, po aq sa mundësia për të ushtruar sporte të ndryshme malore. Vizitorët thonë se rikthimi në Fushë Studen është kurdoherë kënaqësi.

Fushë Studeni, pjesë e njësisë Administrative Stëblevë, është përfshirë në programin e 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë. Të dhënat flasin deri tani për 200 prenotime nga vizitorët e po aq në pritje të revervimit. Diçka është e sigurtë, që natyra, liqeni e kulinaria do të jenë një garanci për rikthimin e tyre.

Fshati Fushë-Studën për nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat, mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në këtë vend mund të shijojnë peshkim në ujërat malore, ecje sportive, alpinizëm dhe shumë atraksione të tjera që ky vend ofron.

Tv Klan






Të ngjashme