Agjencitë: Vetëm po anulojmë prenotime

“Zyrat e Agjencive Turistike tashmë hapen vetëm për të pezulluar rezervimet e bëra deri më tani. Nga nisja e pandemisë së koronavirusit nuk ka më prenotime të reja, e për tur operatorët skenarë i errët duket edhe për muajt në vazhdim”.

Për një periudhë 6-7 muaj ose më shumë, turizmi është një industri thuajse e mbyllur. Në skenarin më të mirë lëvizjet e para do t’i kemi nga Korriku e Gushti. Ato rezervime që ishin u anuluan plotësisht, 100%. Është një situatë ku nuk ka rezervime dhe ato që janë, janë në periudhë pritjeje.

Me mbylljen e aktivitetit turistik stafet janë pezulluar nga puna.

“Aktivitete nuk ka, fluturime nuk ka, është një industri komplet e papunë. Këtu bëhet fjalë edhe për hotelet, edhe për transportin me autobusë”.

Tur operatorët kërkojnë të jetë edhe turizmi pjesë e paketave lehtësuese nga qeveria.

“Financimi i rrogave të punonjësve përgjatë periudhës që është pësuar humbja, ndihmë financiare në formë grandesh me interesa të ulëta”.

Sipas Këshillit Botëror të Turizmit, 75 milionë vende pune dhe udhëtimi në turizëm janë të rrezikuara në mbarë për shkak të Covid-19, në të cilën 6.4 milionë në Evropë.  

Tv Klan