Ambasadori Yoruk: Projekti do të vihet sa më shpejt në zbatim

Turqia premton se do të bëjë të pamundurën që projekti i rindërtimit të 500 banesave të nisë sa më shpejt pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit. Kështu ka deklaruar ambasadori Murat Ahmet Yoruk gjatë takimit me kordinatoren e prejekteve për rindërtimin e zonave të dëmtuara ministren e Kulturës Elva Margariti.

“Shteti i Turqisë, por edhe ne si popull kemi përvojën e tërmeteve, dhe e dimë psikologjinë që krijohet në momente të tilla. Prandaj pas udhëzimeve të Presidentit tonë për ndërtimin e 500 banesave, janë mobilizuar me këtë termet te gjitha institucionet e Turqisë”.

Për qeverinë shqiptare, ndihma është fokusuar tek familjet që jetojnë në zonat rurale.

“Premtimi i qeverisë turke është ndihma me 500 banesa. Kemi nis punën edhe evidentimi i parë është për shtresat në zonat rurale. Në rastin e Laçit kemi evidentuar dy zona me madhësi të ndryshme, duke marrë parasysh që kemi nevojë për strehim më të mirë”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ambasadori turk theksoi se e gjithë strategjia e ndërtimit të këtyre banesave do të jetë më e qartë, pas vizitës që Kryeministri Edi Rama do të bëjë këtë fundjavë në Turqi.

Tv Klan