“Po hapëm dyert, asnjë qeveri në Europë nuk reziston as 6 muaj”

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu ka kërcënuar qeveritë dhe Parlamentin Europian të mos e bëjnë Ankaranë të humbë durimin, pasi nëse ata vendosin të hapin dyert për migrantët sirianë në vend, asnjë qeveri në Europë nuk do të rezistonte 6 muaj.

Ankaraja akuzon Brukselin se nuk i ka dhënë mbështetjen e duhur në përballimin e valës më të madhe të migrantëve në histori. Aktualisht në Turqi vlerësohet të jenë rreth 4 milionë sirianë, dhe sipas Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan Ankaraja ka shpenzuar më shumë se 37 miliardë dollarë për ta.

Nëse Turqia nuk do ta vazhdonte këtë betejë me kaq vendosmëri, asnjë qeveri në Europë nuk do të rezistonte 6 muaj. Jua them qartë. Po të duan e provojmë. Një pjesë e madhe e popullit tonë është e gatshme për këtë. Pse e bëni këtë, na thonë, lërini të ikin. Të ulesh në Parlamentin Europian dhe të kritikosh Turqinë…I këshillojmë vetëm të mos na bëjnë të humbim durimin. Kaq thjeshtë dhe qartë. U bëjmë thirrje të përveshin mëngët dhe të mbështesin përpjekjet e Turqisë në këtë fushë”, tha Soylu në një vizite në Anijen TCSG Dost të komandës së Rojës Bregdetare Turke./tvklan.al