44-vjeçari u ekstradua për në vendlindje mbrëmjen e 1 Janarit të 2020

Mësuesi 44-vjeçar Harun Çelik rikthehet në vëmendjen e drejtësisë turke. Autoritetet e Ankarasë i kanë dërguar një letërporosi drejtësisë shqiptare, duke u kërkuar më tepër të dhënë për  44-vjeçarin. Ai u arrestuar në vendin tonë në Korrik të 2019 në Aeroportin e Rinasit, me vizë kanadeze të falsifikuar, për t’u ekstraduar në mënyrë tejet të dyshimtë mbrëmjen e 1 Janarit të 2020. 

Çelik vazhdon të jetë në qeli në vendlindje pasi akuzohet nga drejtësia turke si mbështetësi i lëvizjes së Fetylla Gylen, për grushtin e shtetit të 2016. Drejtësia turke ka kërkuar informacion autoriteteve shqiptare për dosjen penale në vendin tonë për  falsifikimin e dokumenteve. Në kërkesën për ndihmë, organi i akzuës në Ankara thekson se është duke kryer një sërë veprimesh hetimore për Çelik, edhe për veprën penale të falsifikim te dokumenteve zyrtare që lidhet me një vizë fiktive. Veprimet hetimore lidhen drejtpërdrejt me vizën kanadeze më të cilën Çelik dhe shoku i tij, Selami Shimshek u ndaluan në Rinas.

Dëbimi i mësuesit 44-vjeçar nga vendi ynë shkaktoi reagime të shumta për mënyrën se si u krye procedura ligjore. Në disa video që u bënë publike në media , Harun Çelik thërriste me të madhe “azil”, në dyert e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit. Ndërsa shoku i tij Salami Shimshek fitoi betejën me drejtësinë dhe tashmë gjykata administrative e Apelit i ka dhënë të drejtën e qëndrimit në vendin tonë. 

Klan News