Në nisje të sezonit turistik Turqia ka lehtësuar masat kundër përhapjes së koronavirusit, njëkohësisht edhe për të gjithë ata që zgjedhin këtë destinacion për pushime. Aeroporti “Nënë Tereza” ka publikuar dhe kushtet për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Turqisë.

Në njoftim theksohet se; Nëse keni marrë vaksinën anti-Covid 14 ditët e fundit ose e keni kaluar virusin brenda 6 muajve, mund të udhëtoni drejt Turqisë, pa qenë nevoja për një test PCR.

Po ashtu tjetër ndryshim për udhëtimet drejt Turqisë është; Personat që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejtë 48 orë para nisjes. Ditët e fundit Turqia ka lehtësuar masat anti-Covid pasi ka hapur lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare, për t’i ardhur në ndihmë sezonit turistik.

Klan News